Rihanna tregon kur do t’i kthehet muzikës

Këngëtarja e famshme botërore, Rihanna, u distancua prej muzikës për një kohë goxha të gjatë pasi u mor me linjën e saj kozmetike dhe filmin.

Mirëpo, artistja i ka siguruar të gjithë fansat e saj se ajo po punon për materiale të reja.

Ditëve të fundit, 30-vjeçarja iu përgjigj një ndjekësit të saj në Instagram, i cili e pyeti rreth këngëve të reja.

Këngëtarja e hitit ‘Diamonds’ iu përgjigj: ‘Jam duke bërë muzikë, njëkohësisht duke bërë edhe kozmetikë dhe film.

‘Kur muzika është e gatshme, ju nuk duhet ta kërkoni, por ju vjen së shpejti’, ka thënë ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *