Mesi: Urrej të shoh ndeshjet e mia

Ai është padyshim një nga lojtarët më të mirë në botë. Ka një teknikë të hatashme dhe për mbrojtësit dhe portierët kundërshtarë është gjithnjë një problem. Po flasim për Lionel Messi, një prej sulmuesve më teknikë të historisë dhe me një saktësi të mahnitshme para portës. Vetëm ai e Ronaldo (Cristiano) dhe së bashku me Ibrahimoviç kanë arritur kuotën e 500 golave në ndeshjet zyrtare.

Ylli argjentinas në një intervistë ka bërë të ditur se çfarë urren më shumë. Shikoj gjithçka, veçanërisht futbollin argjentinas dhe Kupën Libertadores. Por nuk më pëlqen aspak të shikoj përsëri ndeshjet e mia”, ka thënë ylli i Barcelona-s në një intervistë për radion katalanase. “Preferoj të shikoj përpara. Kam evoluuar, por besoj se është një proces normal. Kam debutuar në moshën 16 vjeç në një rol, sot mbuloj një tjetër”.

“Kam mësuar të ndryshoj futbollin tim dhe di si të lëviz në fushë. Kam punuar shumë për të përmirësuar edhe këmbën e djathtë dhe për pasimin e fundit. Kam mësuar se preferoj ta mara topin në krahët, sepse kështu kam mundësinë të befasoj kundërshtarin”.

“Ndërsa nuk më pëlqen të studioj kundërshtarin, edhe pse preferoj të futem në fushë pa një ide fikse, sepse në lojë gjithçka ndryshon”, ka thënë Messi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *