Majk vjen me super bashkëpunim (FOTO)

Në muajin Korrik,Majk njoftoi  për një super bashkëpunim.

Majk dhe Yll Limani do bashkojnë forcat për projekt të ri muzikor.

Dy muaj pas, dueti i djemve ka një datë.

Përmes rrjeteve sociale, Majk ka konfirmuar që kënga me Yll Limanin do të publikohet nesër në ora 18:00.

Kënga titullohet ‘Krejt ti fala’ dhe pritet të jetë një hit i pakontestueshëm i kësaj periudhe.

Kujtojmë se Yll Limani pati një sukses të madh këtë verë me ‘Prej se jena nda’ teksa Majk pati një prej hiteve të mëdha ‘Paris, London’ në bashkëpunim me Getin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *