Ku do jetë Bora Zemani në sezonin e ri?

Gjatë verës u bë e ditur që Bora Zemani do largohet nga Digitalb.

Prezantuesja sportive pati mospajtime dhe në një moment të tillë është gati për të nisur një kapitull të re në karrierë.

Vetë është pyetur në vazhdimësi mbi vijueshmërinë në televizion por ende nuk ka preferuar të flasë vetë.

Fillimisht, u raportua që Borën do ta shohim në programin sportiv të Top Channel, por një gjë e tillë ra poshtë me Nevina Shtyllën e cila po përflitet si pasuesja e Ed Manushit pas largimit nga Klani.

Bora nuk do jetë as tek programi i së dielës me Edin dhe Fjoralban Ponarin dhe sipas gjasave është zhvendosur në kanalin rival, TV Klan.

Detajet tjera nuk janë bërë të ditura teksa mbetet të shihet nëse përfundimisht do të nënshkruhet kontrata me Klan apo Bora do të ndjekë një tjetër rrugëtim në sezonin e ri televiziv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *