Kostiç ndjen frikën e shkarkimit: E vështirë që të marr vendime tani

Zero pikë në 4 javë kampionat janë shumë për një skuadër që si objektiv kishte Kupat e Europës, por trajneri i tyre, Milos Kostiç beson se futbollistët e Luftëtarit e kanë talentin dhe cilësinë që të bëjnë kthesën e madhe në javët e ardhshme.

Humbja e katërt në ndeshjen e katër, ndjeni rrezikun e largimit, cila do të jetë zgjidhja personale?

Është e vështirë edhe për mua që të marrë vendime në këtë moment. Është e vështirë të fillosh një kampionat me 4 ndeshje e mos marrësh asnjë pikë. E di që kam shumë gjera kundër. Po luajmë futboll të bukur, na mungon ajo gjëja e vogël që do na japi pikët. Nuk pati dominim të Tiranës, por Tirana pati me vete atë detajin e vogël që mori pikët e merituar.

A keni ndonjë opsion tjetër për formacionin?

Kemi patur pak ndryshime. Mos harrojmë që te Luftëtari, sulmuesi Dunga dhe mbrojtësi Hoxha janë bashkuar javën e fundit. Shpresoj që këta të 2 të jenë pika të rëndësishme. Kemi skuadër me lojtar të rinj që nuk mund të mbajnë peshën. Me ardhjen e këtyre 2 lojtarëve dhe shpresoj që dëmtimi e Aleksit mos jetë i rëndë, besoj se ndaj Teutës do të bëjmë kthesën e madhe.

A jeni të bindur me repartin difensiv, pasi pësoni gol shumë lehtë?

Janë disa gola që janë pësuar sipas mungesës së përqendrimit dhe jo mungesës së cilësisë. Goli i parë ishte një gol që na shokoi. Ishte një gol totalisht i evitueshëm. Atëherë është e vështirë të luash futboll. Mbrojtësit tanë u detyruan të linin hapësira. Në pjesën e dytë ne tentuam të bënim diçka. E dominuam Tiranën. Erdhi kartoni i dytë i verdhë që barazoi forcat, në prap u munduam të luanim futboll, por pastaj erdhi ai goli i tretë.“-deklaroi Kostic për mikrofonin e “Supersport”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *