Kinë, marshimi i përbindëshave mekanikë

Në rrjetet shoqërore kineze është përhapur një video që të lë vërtet pa fjalë.

Me dhjetra, ndoshta qindra ekskavatorë, duken sikur po marshojnë si një bataljon përbindëshash mekanikë, duke krijuar një pamje tepër mbresëlënëse por dhe si prej një realiteti tjetër.

Personi që e ka shpërndarë videon nuk ka dhënë detaje për vendndodhjen e saktë apo për projektin në të cilin do të punojnë ekskavatorët, por gjasat janë që të jenë duke hapur një terren të vështirë për ndërtimin e një autostrade të madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *