I maskuari si kitarist vret 3 e plagos 7 persona, tmerr në Meksikë

Një person i armatosur i veshur me veshje tradicionale të muzikantëve më kitarë që njihet si “mariaçi”, ka lënë të vdekur tre persona dhe të plagosur të paktën shtatë, në kryeqytetin meksikan.

I dyshuari ka hapur zjarr në një udhëkryq tek Plaza Garibaldi, një atraksion turistik me shumë kafene ku dëgjohet mariaçi. Pas sulmit, i dyshuari është larguar me motoçikletë.

Plaza Garibaldi gjindet afër zonës Tepito, që njihet për bandat e drogës.

Tepito është përballur me dhunë gjatë muajit të kaluar, për shkak se lideri i këtij grupi, Roberto Moyado Esparza, është arrestuar.

Numri i vrasjeve në qytetin meksikan, është rritur që nga viti 2014.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *