FOTO/ Messit i ikën inati, zhbllokon ‘Miss Bum Bum’

Për mbi 2 vite ka zgjatur inati i Leo Messit ndaj Suzy Cortez, apo siç e njohin të gjithë ‘Miss Bum Bum’.

Ylli argjentinas duket se ka vendosur të falë duke e zhbllokuar në Instagram, një vendim që e pati marrë në prill të 2016-s, pasi Cortez e ngacmonte herë pas here dhe i bënte tag në fotot provokuese që publikonte, teksa mbante veshur fanellën e tij.

Suzy Cortez, u shpall ‘Miss Bum Bum’ në 2015-ën. Pak pasi ngriti këtë trofe, braziliania tha se ishte tifoze e Barcelonës dhe veçanërisht e Leo Messit dhe pozonte jo pak herë foto, e veshur vetëm me bluzën e argjentinasit.

Më pas ajo nisi fushtatën #UnblockMeMessi, e duket se ia ka arritur qëllimit, edhe pse me shumë vonesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *