Bruksel/ Të shtëna me armë, dy të plagosur

Të shtëna me armë janë regjistruar në Bruksel, ndërsa raportohet për dy të plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 9:40 te mengjesit ne qender te kryeqytetit belg.

Zjari është hapur nga 5-6 persona, të cilët thuhet se qëlluan nga një makinë. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja belge ‘Le Soir’, referuar zëdhënësit të policisë së Brukselit, Ilse Van de Keere.

Nga të dhënat paraprake mesohet se një personat e lënduar ka marrë plumb në këmbë.

Aktualisht zona ndodhet nën mbikëqyrjen e forcave policore, ndërsa autoritetet janë vënë pas autorëve, të cilët kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes. Vijojnë hetimet për zbardhjen e motiveve të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *