Një grua është tepër e shqetësuar për sjelljen e partnerit gjatë marrëdhënies seksuale. Ajo ka shkruajtur një letër për E.Jean ku ka sqaruar se ai mund të ‘ndizet’ seksualisht vetëm nëse vesh të brendshme femrash.
“Bashkëshorti im i shijon të brendshmet seksi. Duhet të them se marrëdhënia seksuale është fantastike kur ai i vesh ato. Në fillim përdorte vetëm mbathje. Por kohët e fundit ka filluar të veshë sytjena dhe corape të gjata me rripa, si dhe një këmishë nate. Sic e thashë, seksi është fantastike, kështu që ndërkohë që nuk jam e tmerruar nga pamja e njeriut që dua të veshur me të brendshme femrash, pjesa tjetër ia vlen. Ai betohet se nuk është homoseksual dhe do më dojë përgjithmonë. Gjithsesi, sa normale është kjo gjë? Ka arritur në pikën që nuk mund të kryejë aktin pa veshur të paktën sytjena dhe mbathje, dhe të jem e sinqertë, ai i ka më të bukura se unë”, shkruajti gruaja.
Përgjigja e ekspertes: Ti pyet, sa normale, por askush nuk e di. Nëse marrim 25 vitet që më kanë shkruajtur letra, mund të shohim shumë djem që nuk janë homoseksualë dhe veshin të brendshme seksi. Në të vërtetë, duke qenë se jeta seksuale është e cmendur, po mendoj nëse duhet ti këshilloj femrat që ti blejnë partnerit të brendshme pasi ankohen për mungesën e ‘zjarrit’ në cift.