Një tërmet me magnitudë 5.6 është ndier në rajonin jugperëndimor të Australisë Perëndimore. Tërmeti ishte i përqendruar pranë Walpole, pak para orës 13:00 me orën lokale të dielën.
Banorët e Perthit, afërsisht 410 kilometra në veri të epiqendrës së tërmetit në Walpole, raportuan se kanë ndjerë lëkundjet.
‘Dritaret e mia filluan të tundnin siç bëjnë gjithmonë kur makineritë e ndërtimit ecin në rrugë. Duhet të ketë qenë tërmeti”, tha një burrë.
Një grua nga Harrisdale tha se shtrati i saj lëkundej dhe drita në tavan po lëvizte.
Tërmeti u ndje në Albany, si dhe në Perth, në periferi të Embleton dhe Victoria Park.
Nuk ka kërcënim për cunami ndaj kontinentit, ishullit apo territoreve të Australisë, thotë qendra meteorologjike.