Aurela Gaçe që njihet ndryshe dhe këngëtarja që thyen gjithmonë tabu është nënë e dy vajzave Grace dhe Abigal.
Sot këngëtarja ka publikuar në profilin e saj në Instagram, një video teksa e vogla Abigail kërcente në një koncertë që organizohej gjatë pushimeve familjare.
‘Kur protagonizmin e ke ne gjak, nuk ka rregulla. Të tjerët shijojnë koncertin, kjo jep koncert zbathur. Abigail ishte duke dhënë shfaqjen e saj të parë, aty mes kolegëve gjithë natën. I ngjan babit si pamje, por këtë të hedhurën e ka si mua” shkruan Aurela në postim.
Abigail duket shumë e ëmbël në këtë video dhe teksa rritet gjithmonë e më shumë vërteton se talentin e ka trashigimi nga e ëma.