Ndërron jetë 11 vjeçari i cili më 13 shtator u përplas nga një makinë tip Skoda në rrugën Fier-Seman, në fshatin Fermë Çlirim
Makina drejtohej nga një 33 vjeçar i cili u shoqërua në polici menjëherë pas aksidentit.
11 vjeçari banues në fshatin Dërmënas Fier fillimisht u shtrua në spitalin rajonal të Fierit por më pas u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Por i vogli nuk arriti t’i mbijetojë plagëve duke humbur jetën sot.