Autobusi i linjës Tiranë-Kamëz është përplasur me një automjet tip “Opel”.
Aksidenti ka ndodhur në orët e pasdites së sotme, pranën urës në Kamëz.
Makina drejtohej nga një grua dhe sipas dëshmitarëve ishte shtatzënë.
Ajo është transportuar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.
Policia ka nisur hetimet për aksidentin.