Zhdukjet, “të kthyera në modë” kohët e fundit, kanë regjistruar edhe një rast në Elbasan. Është një
i ri, 22-vjeçar, i cili është zhdukur, duke alarmuar familjarët e tij prej dy ditësh.
Në këto rrethana ata kanë denoncuar në Policinë Vendore, e cila bën të ditur se po punon për gjetjen e tij.
Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 14. 09. 2018, shtetasi B. G., vjeç 61, banues në Elbasan, kallëzon se më datë 12. 09. 2018, i është larguar nga banesa djali, shtetasi M. G., vjeç 22. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.