Punimet në Vorë – K/Rinasit – Fushë Krujë: Ja si devijohet lëvizja

Me nisjen e punimeve per rehabilitimin e segmentit Vore – K/Rinasit – Fushe Kruje, devijohet levizja ne disa segmente. ARRSH ben me dije se segmenti nga Kthesa e Doganës së Tiranës deri tek kthesa për Prezë eshte i bllokuar plotesisht per arsye te kryerjes se punimeve rehabilituese.

Si do te behet levizja
1. Sic edhe eshte njoftuar me pare Dogana e Tiranes eshte e aksesueshme nga nga ana e Vores. Mjetet mund te aksesojne Doganen vetem nepermjet segmentin rrugor Vore – Dogana e Tiranes per te kryer sherbimet Doganore dhe te kthehen perseri ne drejtim te Vores.

2. Mjetet e transportit te mallrave/kamionet qe udhetojne nga Shkodra, Lezha ne segmentin Milot – Fushe Kruje ne drejtim te Tiranes dhe Durresit duhet te ndjekin drejtimin te Kamzes dhe te vazhdojne udhetimin nepermjete Autostrades.

3. Mjetet e vogla qe udhetojne nga Veriu rekomandohet te vazhdojne udhetimin ne drejtim te Tiranes dhe Durresit nepermjete segmentit rrugor Fushe Kruje – Kamez si edhe nepermjete segmentit Ahmetaq (kthesa e Rinasit) – Rinas – Qafe Kashar.

4. Rruga eshte e hapur gjithashtu per te gjitha automjetet qe duan te kryejne sherbimet e Kontrollit Periodik ne qendren SGS vetem nepermjet drejtimit te Fushe Krujes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *