Edhe pse me mungesa të rëndësishme, si Neymar e Mbappe, sërish PSG në Francë tregon se nuk ka rivalë, duke marrë një fitore të pastër 4-0 ndaj St.Etienne.
Më këtë sukses, formacioni i Thomas Tuchel ngjitet në kuotën e 15 pikëve, me 5 fitore në po kaq ndeshje, ndërsa Saint Etienne pësoi disfatën e parë në kampionat pas një fitoreje dhe tre barazimeve radhazi. Në takimin tjetër të mbrëmjes, Nice fitoi 2-1 me Rennes.