Një muaj nga shembja e urës Morandi, përkujtohen 43 viktimat e tragjedisë

– Një muaj pas tragjedisë që ndodhi në Genova, ku një pjesë e urës Morandi u shemb, sot do të përkujtohen 43 viktimat. Siç bëjnë të ditur mediat italiane, përkujtimi do të nisë në orën 11:36, koha kur ndodhi edhe tragjedia e rëndë, ndërsa qytetarët do të ndalin aktivitetin për një minutë heshtje.

Çdo aktivitet do të ndalet, duke nisur nga taksitë, autobusët, ku trenat dhe anijet do të ndezin sirenat, ndërsa kishat do t’i bien kambanave. Ndërkohë, flamujt do të ulen në gjysmë shtizë, në shenjë përkujtimi për viktimat.

“Tgcom” raporton se krerët më të lartë të qytetit, duke nisur nga guvernatori Giovanni Toti, kryebashkiaku i Genovës, Marco Buçi, prefekti Fiamma Spena dhe Monsinjor Nicolò Anselmi do të jenë në urën Morandi. Kujtojmë se tragjedia që goditi Genovan dhe mbarë Italinë i mori jetën 43 personave, ndërsa plagosi dhjetra të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *