Nisin problemet për “Eurovision 2019”

“Eurovision” ende pa filluar ka hasur probleme. Në fillim u fol se kënga fituese e Netta Barzilait ishte e vjedhur. Më pas u tha se nuk do të zhvillohej në Izrael për shkak të problemeve ekonomike.

Tani ka dalë një tjetër situatë jo shumë e këndshme. Eventi nuk do të mbahet siç ndodh gjithmonë në kryeqytet, por në Tel Avivin, edhe pse qeveria izraelite më herët deklaroi Jerusalemin, me qëllim njohjen e tij si kryeqytet.

Vendimi erdhi pas reagimeve të Ambasadës së SHBA-së në Izrael dhe brengave për bojkot ndërkombëtar. Kërkesa për Jerusalemin nuk është e njohur ndërkombëtarisht dhe shumica e fuqive perëndimore duan që të arrihet një marrëveshje paqësore.

Gjysmëfinalja e edicionit të 64-t të “Eurovision” do të zhvillohet në datat 14 dhe 16 Maj, ndërsa finalja në datën 18 Maj 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *