Me 70 mijë euro në makinë, kush është fieraku i arrestuar

 Një 35-vjeçar është arrestuar dje në Fier nga policia. Por ndërsa është konstatuar se drejtonte mjetin i dehur, fierakut i janë zbuluar edhe një shumë e madhe parash me burim të dyshimtë.

Antonio Bregu është kapur në lagjen “Kastriot” Fier, duke drejtuar mjetin tip “Range Rover” në gjendje të dehur.

Por gjatë kontrollit të mjetit, këtij shtetasi ju gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 70 000 euro të cilat dyshohet se vijnë nga veprimtari kriminale.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanËeb” se Bregu ka qenë i dënuar në Itali dhe Zvicër për trafikim të lëndëve narkotike dhe 2 vite më parë ka dalë nga burgu në këtë vend.

Tashmë 35-vjeçari do të përgjigjet për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, dhe “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *