“Jam lajmëtar i Zotit”, shqiptari alarmon Bolonjën, shtangen policët me atë që dëgjojnë

Panik mes turistëve të shumtë dhe gjithë atyre që në mbrëmje ndodheshin në vendin e shenjtë, në Bazilikën San Petronio në Bolonja.

Mediat italiane shkruajnë se një shqiptar 31-vjecar, me inicialet K.B, mundi të cajë pa kontroll rrethimin e policisë dhe hyri në zonën që nuk lejohej, Që atje nisi të ulërijë në shqip, “Jam lajmëtari i Zotit” dhe u bë agresiv me fyerje dhe të tjera sulme ndaj njerëzve që kishte pranë.

Të gjithë i mbërtheu paniku, por për fat policia ndërhyri shumë shpejt dhe mundi ta ndalojë. Pasi e shoqëruan në polici, u konstatua se shqiptari kishte probleme të shëndetit mendor.

Ai ka treguar për policinë se nuk kishte hyrë kot aty, por donte të jepte një mesazh të fortë, pasi ishte shumë i inatosur që njerëzit hynin në një vend të shenjtë me veshje të papërshtatshme dhe përdornin celularin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here