Gafa e turpshme: Organizatorët e Festivalit ngatërrojnë Tinka Kurtin me dikë tjetër Xing

Pak ditë më parë në Korçë u mbajt fesrivali “Ko Ko fest”, i cili ishte një tur artistësh nga teatrot më të njohura në Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria. Në natën përmbyllëse të KoKoFest juria vlerësoi me çmimin e karrierës disa nga aktorët më të njohur shqiptarë si Reshat Arbana, Tinka Kurti, Margarita Xhepa .

Ajo që ka “surprizuar” ka qenë dhurata e organizatorëve të festivalit ndaj aktore së madhe Tina Kurti. Asaj i dhuruan një foto ku supozohej se ishte aktorja në një moshë shumë të vogël. Aktorja është emocionuar ndërsa fotografia është shtypur në qindra kopje, për ta bërë dhuratë festivali.

Mirëpo ky gjest që duhej të ishte shumë i bukur në fakt është një skandal i vërtetë. Kjo pasi në foton presupozohej të ishte Tinka Kurti, në të vërtetë është Liri Qemail Quku, një ish-mësuese në Shkodër.

Sipas dritare.net zonja nuk jeton më, por kanë reaguar familjarë të saj, të cilët shprehen mjaft të shqetësuar për këtë gjest të organizatorëve, dhe kanë publikuar fotot origjinale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here