Çudia në Sarandë, 14-vjeçari në timonin e makinës bën aksident

Një aksident, që ka pasuar një rast të çuditshëm, ka ndodhur në Sarandë. Një fëmijë 14-vjeçar, i cili drejtonte një automjet, ka bërë aksident. Sipas Policisë së Sarandës, është plagosur “shoferi” dhe shoku i tij, një 12-vjeçar, i cli ishte si “pasagjer”.

Policia ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për “shoferin” 14-vjeçar.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 13. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin K. G., vjeç 14, banues në Sarandë, për veprën penale drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, për pasojë janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri K. G., vjeç 12, banues në  Sarandë, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 150, 290, 291 të Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *