Arian Çani ndryshon traditën disavjeçare në emisionin ’Zonë e Lirë’!

Prej vitesh në studion e ‘Zonë e Lirë’ drejtuesi i emisionit e kishit kthyer në traditë mënyrën se si i priste mysafirët në emision.

Aq shumë e dukshme ishte saqë u vu re menjëherë nga të ftuarit e këtij sezoni të ri mungesa e atij veprimi.

Sa herë që hynin në studio por edhe kur dilnin Çani i takonte të ftuarit duke ju uruar një mirëseardhje të ngrohtë.

Por mesa duket në sezonin e ri ka hequr dorë nga kjo traditë disavjeçare. Ariani nuk i takon më të ftuarit kur hyjnë në studio, por vetëm kur dalin.

Këtë vendim të ri ai e tregoi kur Alida e pyeti pse nuk e takoi.

“Tani kam vendosur një rregull të ri, të ftuarit nuk i takoj më kur vijnë por kur ikin, pra do të puthemi vetëm një herë, kjo për shkak të boshllëqeve që krijohen në ekran”, u shpreh drejtuesi i emisionit Çani.

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *