Abuzimi me fondet në diplomaci, KLSH: 10 ambasadorë të kthejnë paratë

Kontrolli i Lartë i Shtetit zbulon shkelje gjatë Auditimit “Mbi auditimin e përputhshmërisë dhe rregullshmërisë financiare”, të ushtruar në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Sipas raportit final të KLSH rezultojnë “Debitorë të ndryshëm” deri në fund të vitit 2016 në vlerën 489,528 lekë i cili paraqet detyrimet e subjekteve private dhe punonjësve ndaj institucionit. Në total janë 10 subjekteve të cilat nuk kanë derdhur asnjë vlerë nga detyrimi për një periudhë 5 vjeçare.

Raporti thotë se “Në kuadër të zbatimit të projektit të miratuar ‘Përforcimi I kapaciteteve të diplomacisë publike dhe ekonomike të Ministrisë së Punëve të jashtme’, një bashkëpunim i Qendrës së Ekselencës me Ambasadën Zvicerane nga Ministria janë kontraktuar konsulentë të jashtëm për hartimin e artikujve analitikë e studimorë në vlerën e 5,904,100 lekë. Por vlera e studimeve e likuiduar ka kaluar në shpenzime por nuk është paraqitur në aktivet e qëndrueshme të pa trupëzuara”.

KLSH gjeti shkelje edhe në blerjen e automjeteve nga ambasadat e Shqipërisë në Paris, Berlin, Lubjanë, Zagreb dhe Prishtinë. KLSH I kërkon ministrit Bushati që menjëherë të ngrejë brenda kësaj ministrie funksionimin e strukturës së posaçme të prokurimit publik, edhe të sigurimit të mirë përdorimit të fondeve publike dhe të uljes së shpenzimeve procedurale duke rritur eficencën dhe efikasitetin në procedurat e prokurimit publik.

Po ashtu kërkohet që Njësia e Prokurimit për të ardhmen të marrë të gjitha masat, që në regjistrin e realizimit të tenderëve të raportojë vlerën e kontratave duke përfshirë vlerën e tvsh-së. Gjithashtu në regjistrin e realizimit të tenderëve të raportojë çdo tender të zhvilluar sipas procedurave përkatëse. KLSH konstaton në raport se nuk janë lënë gjurmë në asnjë tender se cili nga anëtarët e KVO-ve është specialist i fushës së objektit të tenderit të zhvilluar si dhe anëtarët për anëtarët e NJP-ve, nëse e kanë arsimin e lartë përkatës, siç përcakton rregullorja e prokurimit publik në fuqi.

Në auditimin e kryer nga audituesit e brendshëm, për veprimtarisë financiare të Ambasadës së RSH-së, në Ankara-Turqi, janë konstatuar mjaft mangësi e shkelje në kuadrin e zbatimit të projektit të Qendrës Kulturore Shqiptare në Ankara. Këtë shkelje KLSH rekomandon ti dërgohet pranë organeve të prokurorisë për vlerësim të elementeve penale. Për këtë raport reagoi Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë që vlerëson kundërshtimin me argumente që MEPJ i ka bërë këtij raporti, por në të njëjtën kohë kujton se asnjë punonjës i vendosur në listë pritje – jo për faj të tyre – nuk mund dhe nuk duhet të penalizohet financiarisht.

Detyrimi për të zhdëmtuar arkën e shtetit është në kundërshtim me Kodin e Punës, detyrimet dhe të drejtat e çdo të punësuari në administratën shtetërore, dhe përgjegjësitë duhet të kërkohen vetëm te shkaktarët apo vendimmarrësit. Kujtojmë se, trajtimi dhe implikimi në rrugë gjyqësore individuale për çdo punonjës të MEPJ-së i këtij urdhri do të ishte jo korrekt nga strukturat drejtuese të MEPJ-së, që duhet të marrin përgjegjësinë ligjore dhe institucionale për ta ndjekur deri në fund kundërshtimin e këtij urdhri.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje Kontrollit të Lartë të Shtetit të rishikojë vendimin e tij për këtë rast dhe të shmangë proceset e gjata gjyqësore për diplomatët shqiptarë, pasi: personat e ngarkuar nuk kanë bërë një analizë të hollësishme auditive mbi shkaqet, motivet dhe arsyet e vendimit të institucionit për të nxjerrë në listë pritje diplomatët e karrierës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *