Vrasja mafioze e shqiptarit në Spanjë, zbulimet e policisë një javë pas krimit

Shtatë ditë pas vrasjes së shqiptarit Fatmir A. në Spanjë, raportohet se janë gjetur prova të reja që mund të çojnë në zbardhjen e krimit.

Siç shkruan media lokale “Diari de Tarragona”: një makinë e djegur e gjetur nën urën “Riudecanyes”, sipas hetimeve, rezulton se është e njëjta e përdorur në vrasjen e shqiptarit në lagjen “Carrilet Reus“, në provincën e Terragonës në Katalonjë.

Dyshimet e hetuesve janë se pas krimit, autoret i kanë vënë flakën makinës poshtë urës, ndërsa mbetet ende e paqartë nëse kanë përdorur një tjetër makinë për të vijuar arratinë.

Brenda makinës së djegur është gjetur edhe një armë zjarri.

Pistoleta është duke u analizuar në departamentin e balistikës për të zbuluar nëse është përdorur në vrasjen e shqiptarit. Zjarri në makinë mund të ketë eliminuar çdo gjurmë të autorëve, megjithëse ky zbulim mund të jetë çelësi i parë drejt zgjidhjes së çështjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *