Skandali i basteve në Itali/ Klubi i Serie A merr dënimin nga Gjykata

Chievo ia ka hedhur me 3 pikë rrezikut të kanosur së fundmi, teksa evitoi në këtë mënyrë përjashtimin nga Seria A.

Klubi veronez akuzohet për manipulim bastesh dhe për dhjetëra shkëmbime lojtarësh me vlera fiktive, duke sjellë ndryshim të bilancit të klubit.

Ndërkohë sot Gjykata në Federatën Italiane vendosi t’i zbresë 3 pikë Chievos dhe këtë dënim është i detyruar ta shlyejë në kampionatin aktual.

Gjithashtu presidenti Kampedeli është pezulluar me 3 muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *