Ngacmoi vajzën turke në “Instagram”, Kariusin e gjen belaja

Portieri Loris Karius ka përfunduar sërish në qendër të vëmendjes, por kësaj here jo për gafat e bërë në ndeshje, po për “ngacmim” të një vajze turke në “Instagram”.

Një përshëndetje “ç’kemi, si je?” ka mjaftuar që gjermani të zërë një hapësirë të madhe në media. Vajza të cilës Karius i shkroi në “Instagam” e ka shpërndarë bisedën e portierit të Beshiktashit. Për Kariusin përshëndetja me fanset është një diçka normale, teksa në Turqi nuk është pritur aspak mirë. Madje mediat turke raportojnë se portieri është paralajmëruar, në rast se veprimi përsëritet, ai do të ndëshkohet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *