Nga Dako, te Balla e Çyrbja, Basha flet me emra. Mesazh Ramës nga Durrësi

Grupet parlamentare të opozitës kane nisur seancën paralele nga qyteti i Durrësit. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe aleatët e tij të opozitës së bashkuar jane zhvendosur në Durrës për t’i dhënë një tjetër mesazh qeverisë për bashkëqeverisjen me krimin.

Kur ka kaluar një javë nga depozitimi i projektligjit të PD-së për vetingun e politikës, Basha pritet të kërkojë sërish vullnetin e shumicës për të kaluar ligjin në Parlament.

Pjese nga fjala e Bashes:

Nuk e do vetingun se ka për qëllim të largojë nga kuvendi dhe zyrat e larta politikanët e korruptuar dhe të lidhur me të. E kemi dëgjuar dhe ndjerë mbështetjen e plotë të shqiptarëve që e duan vetingun në politikë. Xhafa, Balla, Cyrbja, Rama dhe kushdo tjetër i lidhur me krimin duhet ta dijë mirë. Pretendimet që paraqesin sot, ishin njësoj si të dekriminalizimit, beteja ishte e gjatë por ne ia kemi dalë.

Le ti hedhim poshtë mashtrimet e tij dhe politikanëve të tjerë të lidhur me krimin. Pse është normale që vetingu ti nënshtrohet polici më i thjeshtë dhe jo politikanët. Pse nuk na doli problem teknik me vetingun e prokurorëve dhe gjyqtarëve?

SPAK dhe Byroja e hetimit e ka juridisksionin për të hetuar politikanët, prokuroria mund të hetojë familjarët. Gënjeshtra më e trashë që ka qarkulluar, tregon panikun e Ramës, për të justifikuar para shqiptarëve pse nuk pranon vetigun, vetingu nuk ka asnjë ndikim negativ më reformën në drejtësi.

Të thuash që vetingu i politikanëve pengon atë në drejtësi është gënjeshtër e trashë, ju kanë rënë të gjitha alibitë, për të pastruar politikën e e lidhur me krimin.

Rama i trembet vetingut në politikë, nuk ka e nuk do të ketë asnjë negociatë, diskutim, ulje në tavolinë bisedash me Ramën dhe bandën e tij sa kohë institucionet janë të pushtuar nga krimi dhe politikanët e lidhur me krimin, do luftojmë deri në fund për dekriminalizimin e plotë, me cdo mjet e cdo formë.

Porti i Durresit, dëshmitari i aferave të tmerrshme si ajo e drogës në Maminas, ku u fut kokaina vetëm pasi u dhanë garancitë më të larta. Ai që garantoi Toyota Yarisin i përket një grupi politikanësh që sot në lidhje me krimin janë shqetësim serioz për vendin, stabilitetin e rajonit dhe eksportues të krimit dhe drogës në Itali, Gjermani, Britani, e Holandë dhe SHBA.

Durrësi qeveriset nga banda, Dako shërbëtori i bandave dhe banditëve, bashkë me Celën e OSHEE. Nëse nuk do kishte prokurori që grabitet posta me dosje si ndodh në këtë prokuro, nëse nuk do kishte shërbetore të Ramës në Prokurori, sot Dako do të ishte në burg.

Materialet hetimore tregon se si në zgjedhjet 2017, 2015, Dako shkëmben tendera dhe para të shqiptarëve në vjedhje votash. Nuk është mjaftuar Dako me aleaten personale, bandën e Lul Berishës, Shullazit me shokë, por ka ofruar edhe Jurgis Cyrben, anëtarëin e Kuvendit, të grupit të rilindjes së kriminalizuar të Ramës. Dihet mirë se për cfarë është vendosur deputet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *