Moti po del jashtë kontrolli

Moti sa vjen e po bëhet gjithnjë e më i pa parashikueshëm, e këtë vit thuajse i gjithë globi është përballur me temperatura ekstreme, por edhe përmbytje katastrofike.

E teksa Europa parashikohet që të përballet me një vjeshtë më të ngrohtë se zakonisht, Australia e largët duket se do të duhet të përballet me temperatura ekstreme, gati të rrezikshme për jetën e njerëzve.

Pritet që deri në fund të vitit, temperaturat atje të jenë më të larta se mesatarja.

Sipas të dhënave të Byrosë Meteorologjike, nga Tetori në Dhjetor, australianët do të përballen jo vetëm me ditë tepër të nxehta, por edhe me temperatura jashtë normales gjatë natës.

E si për ta bërë motin edhe më të pazakontë, vapa ekstreme nuk do të vijë përpara se kombi të përballet me një valë të fundit të ftohti.

Pranvera pritet të jetë më e thatë dhe më e nxehtë se një vit më parë, duke paralajmëruar një verë me temperatura ekstreme.

Reshjet e kohëve të fundit bënë që fermerët të merrnin pak frymë, pas kushteve të thata në të cilët ndodheshin, por parashikimet tregojnë se e keqja nuk ka ardhur ende.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *