Ligji për ish-të përndjekurit, Basha: Do ta zhbëjmë që ditën e dytë në qeveri

Kreu i PD, Lulzim Basha paralajmëroi se do të anulojë ligjin për ish-të përndjekurit sapo të vijë në qeveri.

Nga Durrësi, ku opozita zhvilloi mbledhjen e saj, ai tha se kjo që po i bëhet familjarëve të ish-të përndjekurve është një barbari.

Basha: Ndërkohë që ulen taskat për bizneset e Fatmir Xhafës dhe ortakëve të tij, anëtarëve të bandës së Agron Xhafës të dënuar në Itali për trafik droge hiqet dëmshpërblimi për të përndjekurit politik, ulet dyshemeja dhe vihen tavane, sepse partia që i persekutoi për 50 vite është shndërruar në një tjetër skalion, jo më krimi idologjik, por krimit të organizuar dhe korrupsioni, sepse këto para i duhen për PPP, për vjedhje me ligj. 

Dua tju them sot të përndjekurve politike, ajo që ndodh sot në Kuvend është moralisht një barbari e dytë mbi ju dhe familjet tuaja, jo thjesht dhe vetëm aspekti financiar, por futja e duarve të rilindjes, tregon se nuk ka asnjë sens pengese ndaj vrasjeve dhe burgosjevetë prindërve dhe gjyshërve tuaj. Akti i parë në ditën e dytë të mazhorancës së re do të jetë anulimi i këtij ligji, i këtyre amendimeve kriminale që sot pasardhësit e Enver Hoxhës po kalojnë në folenë e krimit të drejtuar nga kriminelët e vjetër dhe të rinj. Ne do ta zhbëjmë ketë dhe ju kërkojmë të bashkoheni në aksionin politik sepse kështu do t’i shërbeni dinjitetit tuaj dhe të gjithë shqiptarëve. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *