KPA hedh shortin për gjyqtarët Tom Ndreca dhe Artan Lazajn, kush vendos për fatin e tyre

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka caktuar trupën gjykues për çështjen e gjyqtarët Artan Lazaj dhe Tom Ndreca.

Trupa gjykuese për Artan Lazajn do të jetë e përbërë nga: Kryesues: Sokol Çomo; Relatore: Albana Shtylla; Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Ndërsa trupa gjykuese në KPA për gjyqtarin Tom Ndreca do të jetë: Kryesues: Albana Shtylla; Relator: Ina Rama; Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Ndreca

NJOFTIMI PËR LAZAJN

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) Nr. 15/2018, datë 11.09.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit z.Artan Lazaj kundër vendimit nr. 34 datë 11.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Artan Lazaj.

Sot, në datën 13.09.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore:  Albana Shtylla

Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

NJOFTIMI PËR NDRECËN

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) Nr. 16/2018, datë 12.09.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit z.Tom Ndreca kundër vendimit nr. 39 datë 17.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Tom Ndreca.

Sot, në datën 13.09.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Albana Shtylla

Relator:  Ina Rama

Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *