Kontrolli i beftë në lokalin e basteve “fundos” pronarin

Mbante armë zjarri pa leje në ambjentet e lokalit të basteve në pronësi të tij, prangoset 46-vjeçari.

Policia thotë se ka arrestuar në kushtet e flagrancës shtetasin Lavdi Çuli, banues në Pogradec.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në lokalin e tij, u gjet një armë zjarri pistoletë me gjashtë fishekë.

Uniformat blu bënë sekuestrimin e armës dhe prangosjen në flagrancë të Çulit.

Kontrolli në lokalin e ndodhur në lagjen nr. 5 në Pogradec u bë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Prej disa ditësh, policia ka përforcuar kontrollet për armë dhe për evidentimin e personave në kërkim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *