E enjtja njihet si mbrëmja e debateve.
Shtatori duket se ka nisur i ‘nxehtë’.
Ish-kryeministri Sali Berisha është rikthyer në Opinion pas më shumë se 5 vitesh.
Ndërsa Edi Rama është kthyer në studiot e Top Channel, përballë Eni Vasilit.
Por ajo që ka rënë në sy ka qenë audienca live.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka pasur një ndjekje të jashtëzakonshme.
Vetëm në Facebook e tij, ai është ndjekur në kohë reale nga më shumë se 5300 njerëz.
Ndërsa Edi Rama ndjekjen më të madhe e ka pasur 3 mijë njerëz live në Facebook.