EMRI/ Arrestohet bashkëpunëtori i Met Kananit

Policia e Vlorës ka arrestuar sot një të dyshuar si bashkëpunëtori i Met Kananit, i arrestuar në Turqi për trafikim droge.

Burime nga Policia bëjnë më dije se arrestimi ka ardhur pas një punë intensive, dhe pasi kanë rënë në gjurmët e tij kanë bërë të mundur dhe arrestimin.

Njoftimi i policisë

Kapet dhe ndalohet një tjetër pjestar i një grupi të strukturuar kriminal në fushën e narkotikëve.

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të operacionit ndërkombëtar antidrogë të koduar “Preçizioni”, në kuadër të proçedimit penal Nr.54 viti 2017 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit :

• Besmir Lupi, 32 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë Nr.96 datë 11.05.2018, e cila i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/2, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar më parë nga Policia turke edhe kreu i grupit të strukturuar kriminal Met Kakani.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *