Dreka e “lamtumirës”/ Lu takohet me Presidentin, ja dhurata që i bëri Kryemadhi

Në një postim të bërë publik në rrjetin social Facebook, Presidenti i vendit Ilir Meta ka shprehur kënaqësinë që pati, gjatë një dreke lamtumire me Ambasadorin në largim, Donald Lu.

“Kënaqësi të kaloja një drekë lamtumire me Ambasadorin e SHBA, z.Donald Lu me të cilin bashkëpunuam për mese tre vitesh për intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona. Me këtë rast e urova Ambasadorin për suksese në detyrën e re!”, ka shkruar Meta.

Ndërkohë Lu ka pasur një takim edhe me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin, ndërsa kjo e fundit në formë simbolike i ka dhuruar një jelek me motive popullore tradicionale shqipatre dhe një qeleshe.

41751635_1924717047574559_3775925987246604288_n41619238_1924716920907905_1608325433986646016_ne75d2e88-81d3-4056-a214-080ccc5cc92d

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *