Drejtonte makinën në gjendje të dehur, gjykata dënim shembullor kampionit të botës

Dënim shembullor për kapitenin e kombëtares fituese të Kupës së Botës, Hugo Lloris. Portieri i Tottenham Hotspur u ndalua nga policia e Londrës mbrëmjen e 24 gushtit duke drejtuar makinën e tij në gjendje të dehur dhe për këtë ka marrë një gjobë prej 50 000 paundësh dhe heqje të patentës për 20 muajt e ardhshëm.

Lloris ishte duke drejtuar makinën e tij tip “Porsche Panorma” në një zonë që shpejtësia e lejuar ishte 20 kilometra në orë, ndërsa francezi po ecte me një shpejtësi dyfish nga ajo e lejuara. Gjithashtu ai kaloi semaforin me të kuqe.

Për këtë rast Lloris u gjobit edhe nga klubi londinez me 300 mijë paund, shumë të cilën francezi e merr për dy javë te Tottenham.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *