Basha ultimatum Ruçit: Publiko pr/ligjin për vettingun e politikanëve. S’ka negociata

Nga Durrësi, kreu i opozitës, Lulzim Basha ka hedhur akuza ndaj kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, se me urdhër të Ramës nuk po boton online në faqen e paralmentit, pr/ligjin e depozituar nga opozita për vettingun e politikanëve.

Basha: Si një shenje tjetër e mosfunksionimit, e kthimit të tij në një çerdhe të kriminelëve të lidhur me pushteti. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tash e pesë ditë refuzon të botojë në faqen online pr.ligjin për vettingun e politikaneve dhe relacionin përkatës.

Basha i bëri thirrje Ruçit që të publikoje pr/ligjin dhe ti përgjigjen shqiptarëve pse nuk duan vettingun për politikanët.

Basha: Ne emër të opozitës i jap këtë ultimatum Gramoz Ruçit: Mos u sill si pronar kuplaraje, por sillu minimalisht, respekto rregulloren e Kuvendit, boto online propozimin ta shohin të gjithë shqiptarët dhe ta shohin të gjithë shqiptarët. Të hidhen poshtë të gjitha mahtrimit që keni tre ditë që i hidhni se nuk dini si ti përgjigjeni shqiptarëve, pse keni bërë ligj për vettingun e policëve dhe nuk pranon vetting për politikanët.

“Nuk ka dhe nuk do të ketë negciata me Ramën dhe bandën e tij përsakohë institucionet janë të pushtuar nga krimi”,tha kreu i demokratëve.

Aksioni i policisë në Nikël, Basha: Nuk mbulohet dielli me shoshë

Të kota janë përpjekjet e Fatmir Xhafës që sa herë merr vesh ku do mblidhet opozita për të bërë aksione shoë siç bëri dje në Nikël, se këtu në Durrës nuk ja mban. As 24 orë nuk kanë kaluar dhe janë liruar shumica dhe do të lirohen edhe ata. Dielli nuk mbulohet më me shoshë. Ndaj nuk ka për të pasur kthim në një fasadë normalitet. Nuk do të ketë ndryshim të krusit që kjo opozitë vendosi. Por ka për të patur një intesifikimit të veprimit tonë. Si për platformën e ligjit për vettingun, si për ligjin antimafia ashtu edhe për  alternativën që do ti ofrojmë shqiptarëve për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo katastrofë. Puna në grupet e punës duhet të procedojë me shpejtësi dhe cilësi. Propozimet që kanë ardhur do ti nënshtrohen një konsultimi mbarëkombëtar me qytetartët shqiptarë, në mënyrë që beteja politike që do të nisë për ti dhënë fund bashkëqeverisjes me krimin të jetë edhe beteja e udhëtimit jo thjeshtë të opozitë politike, por opozitës kombëtare që është shumica dërrmuese e shqiptarëve që duan ndryshimin, drejt një orizonit shprese tek familja e tyre.

Vettingu u politikanë nuk pengon reformën në drejtësi

Dua ti them qytetarëve, se ne e kemi dëgjuar dhe e kemi ndjerë mbështetjen tuaj të plotë. Kam marrë mijëra mesazhe nga ju, ju e doni vettingun në politik dhe vettingu në politikë do të bëhet. Fatmir Xhafaj, Taulant Balla, Jurgis Çyrbja, Edi Rama dhe kushdo tjetër është i lidhur me krimin do të marrin atë që meriton. Vettingu në politikë nuk e përjashton hetimin nga drejtësia, ai është një proces paralel. Prandaj le ti hedhim poshtë mashtrimet e Ramës dhe politikanëve të tjerë të lidhur me krimin të cilët kanë për qëllim të pengojnë këtë proces kushtetues që opozita e ka formuluar si një përgjigje kombëtare ndaj emergjencës së bashkëqeverisjes së Ramës me krimin. 

Vettingu u politikanëve nuk ka ndikim negativ në reformën në drejtësi. Të thuash që vettingu u politikaneve pengon reformën në drejtësi është si të thuash që vettingu u policëve pengon reformën në drejtësi. Rama i tremebet vettingut në politikë njësoj sic ju tremb dekriminalizimit.

Ligji për ish-të përndjekurit, Basha: Do ta zhbëjmë që ditën e dytë në qeveri

Ndërkohë që ulen taskat për bizneset e Fatmir Xhafës dhe ortakëve të tij, anëtarëve të bandës së Agron Xhafës të dënuar në Itali për trafik droge hiqet dëmshpërblimi për të përndjekurit politik, ulet dyshemeja dhe vihen tavane, sepse partia që i persekutoi për 50 vite është shndërruar në një tjetër skalion, jo më krimi idologjik, por krimit të organizuar dhe korrupsioni, sepse këto para i duhen për PPP, për vjedhje me ligj. Dua tju them sot të përndjekurve politike, ajo që ndodh sot në Kuvend është moralisht një barbari e dytë mbi ju dhe familjet tuaja, jo thjesht dhe vetëm aspekti financiar, por futja e duarve të rilindjes, tregon se nuk ka asnjë sens pengese ndaj vrasjeve dhe burgosjevetë prindërve dhe gjyshërve tuaj. Akti i parë në ditën e dytë të mazhorancës së re do të jetë anulimi i këtij ligji, i këtyre amendimeve kriminale që sot pasardhësit e Enver Hoxhës po kalojnë në folenë e krimit të drejtuar nga kriminelët e vjetër dhe të rinj. Ne do ta zhbëjmë ketë dhe ju kërkojmë të bashkoheni në aksionin politik sepse kështu do t’i shërbeni dinjitetit tuaj dhe të gjithë shqiptarëve. 

Basha paralajmëron publikimin e fakteve tronditëse të lidhjes së qeverisë me bandat

Sot Kuvendi, foleja e krimit do të hedhë poshtë dekretin e presidentit që kthen pas një nga aktet më korruptive të Edi Ramës, ligjin fiskal për lojërat e fatit. 23% paguajnë bizneset e ndershme nga taska progresive, frymëmarrëse dhe i detyron të mbyllin dyert 45 biznese në ditë. Por për lojërat e fatit taksa e ulët 15%. Ju kujtohet si erdhën me tam tame të mëdha dhe thanë do të mbyllim lojërat e fatit. Shikni shifrat, kanë shkuar nga 928 në 4200 pika për lojëra fati. Pse?! Përgjigjia është e thjeshtë. Pyesni Agron Xhafën, pyesni Olsi Ramën dhe nëse nuk i gjeni dot, pyesni vëllezërit e tyre, kryeministrin e Shqipërisë dhe ministrin e Brendshëm. 

Duke nisur që nesër PD do të publikojë fakte tronditëse, që tregojnë sesi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të ndihmuar bandat e krimit të organizuar për të shtënë në dorë lojërat e fatit dhe për ti përdorur ato për aktivitetin kriminal, që nuk është më mbjellja e kanabist, ndonëse vazhdon. Por është pastrimi i parave të pista të kokainës, heroinës dhe aferave korruptive të Ramës dhe bandës së hajdutëve të tij në qeveri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *