Basha mirëpret kërkesën e PDIU për koalicion

Dy ditë pasi kreu  i PDIU-së, Shpëtim Idrizi deklaroi se do të nisë negociatat me PD, kreu i demokratëve, Lulzim Basha i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së tij. Nga Durrësi ai tha se e mirëpret këtë kërkesë bazuar mbi parimet dhe objektivat që opozita ka shpallur, për të çliruar vendin nga bashkëqeverisja me krimin.

Basha: Mirëpres kërkesën e PDIU për të nisur bisedimet me PD dhe opozitën, bazuar në parimet dhe objektivat e shpallura të çlirimit të vendit nga bashkëqeverisja me krimin, të vendosjes së interesit të shqiptarëve mbi interesat e bandës në pushtet dhe të formulimit të zgjidhjeve të përbashkëta për ti dhënë fund emergjencës kombëtare ku e ka futur Rama dhe banda që ai qeveris. 

Idrizi tha se PDIU do nisë negociatat me Partinë Demokratike, një vendim ky që sipas tij u mor me unanimitet nga Këshilli Kombëtar i PDIU.

 Idrizi: Në kushtet kur çështja e shqiptarëve të Çamërisë është bjerrë. Në kushtet kur vendi ka një maxhorancë që e ka tepsinë vetë dhe do të dalë e vetme në zgjedhje, Shqipëria ka nevojë të ketë një front opozitar po kaq të fuqishëm. Kjo është arsyeja që ne vendosëm të shohim mundësitë të negociojmë dhe të mandatojmë kryetarin e PDIU-së për të negociatuar dhe për të parë mundësinë e një marrëveshje me partitë e opozitës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *