Pësoi atak në zemër, këngëtari Al Bano Carrisi largohet nga muzika

Zëri italian Al Bano Carrisi ka hequr dorë përfudnmisht nga muzika. Ai do të japë një koncert të fundit më datë 31 dhejtor të këtij viti dhe nuk do të këndojë më. I ftuar në emisionin “Mattino cinque”, Carrisi e konfirmoi këtë lajm dhe shpjegoi se arsyeja e këtij vendimi është gjendja e tij shëndetësore.
“Po është e vërtetë që prej datës 1 janar do të ndaloj së kënduari,”- u shpreh Al Bano.

Jë vitin 2017 Al Bano u godit nga një atak në zemër dhe nga ishemia. Ai numëron 53 vite karrierë në botën e muzikës, ndërsa disku i tij i fundit i titulluar “Di rose e di spine” ka korrur një sukses të madh.

Kujtojmë që Al Bano pas divorcit nga bashkëshortja Romina Power, u martua me Loredana Lecciso, e cila është 26 vjet më e re se ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here