Numerologjia që zbërthen karakterin tuaj. Ja si funksionon

Numerologjia është shkenca që mund të flasë shumë gjëra për ju, për karakterin tuaj dhe për shumë parashikime. Numrat nuk gabojnë asnjëherë dhe të jeni të sigurtë për këtë. Por si funksionon? Mjafton thjesht të mblidhni numrat e ditës së lindjes, muajit dhe vitit dhe rezultati do t’ju përshkruajë.

Për shembull, nëse datëlindja juaj është 21.04.1994 ju duhet të bëni mbledhjen:

2+1+0+4+1+9+9+4=3+0=3

Kjo do të thotë se numri i vetëm me shifra që përcakton formën e trupit tuaj është numri 3.

1 – Udhëheqës autoritar që e kalon çdo pengesë. Perfeksionist që kërkon shumë, si nga vetja ashtu edhe nga të tjerët. Me besnikëri qëndron pas planeve që ia ka parashtruar vetes, duke mos u kujdesur për mendimet e të tjerëve. Shpesh ka nevojë të përmbajë depërtueshmërinë e tij, megjithatë nën sipërfaqen e jashtme të vrazhdë fshihet një shpirt goxha i butë.

2 – Njeri paqësor, por që i urren urdhrat. Kur i jepet rasti e pëlqen dembelinë. Vetitë e çmuara: imagjinata dhe kreativiteti. Ëndërrimtar i papërmirësueshëm. Kur gjërat nuk i ecin sipas planit është idhnak dhe i pakënaqur.

3 – Lëvizës dhe revolucionar me tërë qenien e tij. Është person i shoqërueshëm dhe pa brenga, por nganjëherë pak i frikësuar. Të metat më të mëdha: naiviteti, xhelozia dhe optimizmi i tepruar.

4 – Këmbëngulës dhe punëtor i vyer. Njeri i vendosur, aktiv dhe besnik, por nëse gjërat nuk i shkojnë siç ka planifikuar mund të shndërrohet në person të dhunshëm. Është person logjik, i organizuar, metodik dhe besnik, edhe pse në brendinë e tij ka vend për brenga.

5 – Ëndërrimtar i pasionuar, dashnor i përkryer, por lehtë u nënshtrohet çrregullimeve psikologjike. E urren rutinën dhe punën e mundimshme.

6 – Zemërmirë dhe sharmant, ka dell të zhvilluar për drejtësi. Është i gatshëm edhe për sakrifikim. Ka kualitete për të qenë politikan i suksesshëm. Është i butë me ata që i do, por vështirë fal dhe harron.

7 – I rezervuar, i matur dhe shumë inteligjent. Ëndërrimtar, hetues dhe mendimtar që ka burime të pashtershme. Është i gatshëm edhe të mashtrojë vetëm për të pasur sukses. Po ashtu, është edhe zemërgjerë dhe egocentrik.

8 – Trim dhe energjik, por ka sukses vetëm atëherë kur ia arrin të kontrollojë oreksin goxha të madh personal. Është person që lufton për të drejtën dhe gjërat e çmuara. Edhe pse për nga natyra është person optimist, nganjëherë është i fshehtë dhe i mbyllur në vete.

9 – Luftarak, trim, i pavarur deri në fund, por që, nganjëherë, ka nevojë edhe për ndihmë. Ia del me sukses në çdo gjë që kërkoni nga ai. Është i zgjuar, energjik, plot epsh, por nuk është sentimental, siç mund të duket në shikim të parë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here