Gjatë një aksioni të kryer nga policia e Beratit janë vënë në pranga 3 persona, të cilëve iu është gjendur një sasi e konsiderueshme kokaine në makinën me të cilën po udhëtonin
Njoftimi i plotë i policisë.
Nga Seksioni për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
- Klodian Papa, 35 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori, Berat.
•Toli Vodica, 31 vjeç, banues në lagjen “22 Tetori”, Berat.
•Refat Paja, 33 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku’, Berat.
Arrestimi i tyre u bë pasi nga kontrolli i ushtruar nga sherbimet e policisë, në vendin e quajtur “Ura e Velabishtit”, shtetasve Klodian Papa dhe Toli Vodica iu gjetë një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar kokainë.
Shtetasi Refat Paja u arrestua për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, parashik