Burg përjetë 27-vjeçares greke, e cila në dhjetor të vitit 2017 vrau shqiptarin Valton Loka.
35-veçari shqiptar u vra nga fqinja e tij në Kretë. Kujtojmë se vajza e re ishte përdoruese e drogës, ndërsa fqinji i saj, Valtoni, kishte shkuar në banesën e saj t’i ofronte ndihmë.
Ndërkohë, në seancën gjyqësore të sotme autorja sulmoi me fjalë të ashpra bashkëshorten e viktimës, madje u desh ndërhyrja e policisë që të qetësonte gjakrat. Familja shqiptare është larguar nga Ksiropotamo Iraklio ku banonte shume vite menjëherë pas tragjedisë.