Debutimi i Loris Karius me skuadrën e Besiktas ishte për t’u harruar pasi portieri u akuzua nga të gjithë si fajtori i golit të pësuar në sfidën kundër Bursaspor, e cila u mbyll me rezultatin 1-1.
I cilësuar si portieri i gafave, gjermani nuk po e ka aspak të lehtë as në stërvitje, pasi Quaresma po ia bën malore. Futbollisti portugez e ka turpëruar 26-vjeçarin duke i shënuar një gol shumë të bukur me stilin e quajtur “Rabona”.
Kujtojmë se Liverpool fillimisht deklaroi se do ta mbante portierin në skuadër, por pas blerjes së Alisson Becker për 75 mln euro e huazoi atë te Besiktas.