VIDEO/ Liga e Kombeve, Portugalia pa Ronaldon thyen Italinë, Turqia bën mrekullinë

Italia kishte shpresuar shumë në mungesën e Cristiano Ronaldos, kur sfidoi Portugalinë, por përsëri luzitanët morën fitoren me një gol të shënuar nga Andre Silva në minutën e 48. Humbje për Mancinin që duhet të fillojë të gjejë stabilitet në skuadër.

Surpriza më e madhe është ajo në Ligën B, ku Turqia imponohet në Suedi 2-3, duke rikuperuar dy gola disavantazh pikërisht në 2 minutat e fundit të lojës.

Në Ligën C, Serbia bllokohet në barazim 2-2 në derbin ballkanas me Rumaninë, ndërkohë që Mali i Zi thyen lehtësisht Lituaninë.

REZULTATET
UEFA Nations League – Liga A: grupi 3
Portugali 1 – 0 Itali
UEFA Nations League – Liga B: grupi 2
Suedi 2 – 3 Turqi
UEFA Nations League – Liga C: grupi 1
Skoci 2 – 0 Shqipëri
UEFA Nations League – Liga C: grup 4
Mali i Zi 2 – 0 Lituania
Serbia 2 – 2 Rumania
UEFA Nations League – Liga D: grup 1
Andorra 1 – 1 Kazakistan
UEFA Nations League – Liga D: grupi 3
Kosova 2 – 0 Ishujt Faroe
Malta 1 – 1 Azerbaixhan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *