Mbyllen përfundimisht sot, transmetimet televizive analoge në Tiranë dhe Durrës

Sot në ora 10:00 mbyllen përfundimisht, transmetimet televizive analoge (me antenë) në qarqet Tiranë dhe Durrës.

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka njoftuar prej disa ditësh rregullisht se se data përfundimtare e mbylljes së transmetimeve analoge në qarkun Tiranë dhe qarkun Durrës është data 10 shtator 2018 dhe ka bërë thirrje të gjithë subjekteve që operojnë në këto qarqe të respektojnë afatin e përcaktuar.

AMA njofton të gjithë teleshikuesit që ndjekin transmetime televizive përmes teknologjisë analoge, se duhet të pajisen me dekoder digjital tokësor të tipit DVB-T2- Universal ose të jenë të pajisur me aparat televizori që ka të inkorporuar dekoderin e këtij tipi. Në kushte të tjera, mbas datës së sotme, nuk do të mund të shihen më transmetime televizive në qarqet Tiranë dhe Durrës.

Për informacione kontaktohet në numrin 04 410 44 55 ose 04 410 44 56.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here