Dy gjarpërinj janë kapur duke zhvilluar një duel nga çatia e një shtëpie treatëshe. Por dyluftimi i ashpër filloi në tokë pasi gjarpërinjtë ranë nga çatia.
Gillian Bradley kapi videoklipin në shtëpinë e saj të Cooroy, në bregun Sunshine, të shtunën. Beteja u zhvillua për rreth 10 minuta derisa gjarpëri më i vogël u largua ndërsa gjarpëri më i madh hypi përsëri në verandë.
Bradley fillimisht mendonte se gjarpërinjtë ishin duke u çiftëzuar por më vonë u përcakua se ishin meshkuj ndaj ka mundësi të ishin në një luftë për të fituar një femër.