Nuk është e zakonshme që një lojtar shënon dy gola dhe bën dy asistime në një fitore me rezultatin 6-0, dhe humbet dy penallti, mirëpo kjo i ka ndodhur mbrëmë Mohamed Salahut kundër Nigerit.
Që në minutën e parë në ndeshjen kualifikues të Kupës së Afrikës mes Egjiptit dhe Nigerit, sulmuesit të Liverpoolit iu prit një penallti.
Menjëherë pas kësaj, Salah u kundërpërgjigj me dy asistime për golat e Marëan Mohsenit dhe Ayman Ashrafit.
Salah edhe njëherë e gjeti vetën tek pika e bardhë e penalltisë, mirëpo përsëri iu mohua goli nga portieri nigeras, Daouda Kassaly, por topin e kthyer e dërgoi në rrjetë po vetë.
Salah shënoi edhe golin për 5-0 në minutën e 90.
Mesfushori i Arsenalit, Mohamed Elneny, në fund shënoi golin e gjashtë për Egjiptin duke e vulosur fitoren e thellë ndaj Nigerit.