Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka reagur lidhur me incidentin në Kosovë ditën e sotme ku iu anulua vizita presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe me revoltën e banorëve të cilët shpërthyen në protestë.
Spahiu shkruan se në fakt duhet të sulmohet dhe Thaçi jo vetëm presidenti serb. Për të, ai që po tradhton interesat e kombit të vet është Thaçi dhe jo homologu i tij serb.
“Prag lufte në Kosovë! Në fakt shqiptarët duhet të sulmojnë në Drenicë vetëm Thaçin dhe jo Vuçiçin. Tradhtari është Hashimi që po ndan Kosovën. Vuçiçi mbron interesat e kombit të vet dhe nuk është si politikanët besëprerë shqiptarë. Armiku s’goditet me gurë në shtëpi, kur e ka ftuar kryefamiljari”, shprehet ai.