Kryeministri grek, Aleksis Cipras, ka deklaruar gjatë një konference për shtyp në Selanik se Greqia e mbështet hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë, me kusht që kjo e fundit të përmbushë angazhimet e veta.
Duke folur për negociatat mes dy shteteve, Cipras është shprehur se bisedimet midis Ministrave të Jashtëm janë në një nivel të mirë.
Kryeministri grek ka folur edhe për çështjen çame, duke u shprehur se në të vërtetë “një çështje e tillë nuk ekziston”.